Kinezët e Milanit pranë dy transfereve të mëdha
Gjatë merakos së verës, Cesc Fabregas do të jetë transferta e madhe e Milanit.
Sipas burimeve të “Corriere dello Sport”, drejtues të rinj të Milanit do të japin gjithçka vetëm për të nënshkruar me Fabregasin i cili konsiderohet si mesfushori kyç i cili ndihmon repartin e sulmit, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.
Ndërkohë në krahun tjetër Milani po synon të kryejë një tjetër transfertë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Sassuolos, Lorenzo Pellegrini.
Ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim midis Milanit dhe agjentit të Pellegrinit, Giampiero Pocetta.



