Kishte probleme me frymëmarrje, kaloi natën në spital – ja gjendja e lojtarit të Liverpool
Përveç paraqitjes zhgënjyese, Liverpool kishte edhe telashe të tjera.
Mesfushori Naby Keita pësoi lëndim në shpinë gjatë minutave të para të ndeshjes, shkruan Periskopi.
Por gjendja e tij filloi të përkeqësohej pasi kishte probleme me frymëmarrje dhe duhej urgjentisht ta dërgonin në spital.

Ish-lojtari i Lepizig kaloi natën në spitalin e Napolit, por pas rezultateve të analizave gjithçka doli në rregull dhe ai është i gatshëm edhe për ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt.
Kujtojmë se skuadra e Jurgen Klopp u mposhtë me rezultat 1:0 nga Napoli, duke regjistruar njërën ndër ndeshjet më të dobëta në karrierën e tij, pasi ‘Të Kuqtë’ nuk kishin asnjë goditje në portë./Periskopi/



