Kishte vrarë luanin e parë, donte të vriste edhe të dytin, gjahtari qëllohet nga një ‘plumb qorr’

Kishte vrarë luanin e parë, donte të vriste edhe të dytin, gjahtari qëllohet nga një ‘plumb qorr’

Një gjahtar kroat është gjetur i vdekur në Afrikën e Jugut teksa po tentonte që të vriste një luan, kur papritmas ai është qëlluar nga një ‘plumb qorr’.

75 vjeçari kishte vrarë një luan dhe po kërkonte edhe ‘trofeun’ e dytë.

Vdekja e Pero Jelenic është duke u hetuar nga policia teksa në momentin e vrasjes së tij ka qenë sëbashku me mikun e tij Sllavko Pernar.

Gjithsesi policia lokale është shprehur se nuk dyshojnë për ndonjë vrasje të qëllimshme.

 

Shpërndaje në: