Kivanç Tatlitug ndryshon pamjen në mënyrë drastike, nuk do ta njihni më
Duke qenë se në Shqipëri janë transmetuar shumë seriale turke ku ai është protagonist
kryesor, publiku ka arritur ta shohë Kivanç Tatlitug me pamje të ndryshme.
“Kuzey”, “Belul”, “Xhesuri” janë disa nga rolet e tij më të njohura ku e keni parë herë me flokë
të gjatë e herë me mjekër.
Mirëpo me këtë pamje që ka aktori së fundmi nuk e keni parë kurrë.
34-vjeçari është fotografuar dje teksa dilte nga një takim me producentin Kerem Çatay.
Aktori kishte lënë mustaqe dhe dukej shumë ndryshe me pamjen e re.
Mediat turke shkruajnë se Kivanç ka biseduar për një projekt të ri ndërsa vetë aktori i pyet
nga gazetarët u përgjigj: “Mund të jetë një film ose serial”.









