Kjo çfarë ka bërë Tare do të ju lë pa mend, ja si vlerësohet ai nga italianët
Tare tashmë disa vite është në pozitën e drejtorit sportive të klubit kryeqytetas duke rikthyer në klubin në majet e futbollit italian.
Lazio në këtë sezonë është duke pasur sukses edhe me rezultate nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi por merita të mëdha ka edhe ish futbollisti i kombëtares kuq e zi, Tare, transmeton Periskopi.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka veçuar edhe punën e Igli Tares, drejtori sportiv që ka krijuar një skuadër të denjë për të luftuar për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Asnjë nga futbollistët e blerë nuk ka kushtuar më tepër se 10 milionë euro ndërsa tani kushtojnë nga 88.6 milionë euro, vlera e skuadrës tani është 236.5 milionë euro.
Tare për disa sezone ishte edhe futbollist i Lazios. /Periskopi/



