Kjo çfarë ka bërë Westbrook vetëm Bryant e bënte dikur (Video)

Kjo çfarë ka bërë Westbrook vetëm Bryant e bënte dikur (Video)

Russell Westbrook dhuroi edhe njëherë me radhë magji me fanellën e Thunder, duke ua sjellur atyre fitoren ndaj Orlando Magic pas vazhdimeve 114:106.

Westbrook realizoi edhe njëherë me radhë triple-double, të 38-tin sezonal, por ajo që bëri përshtypje në këtë takim ishte numri i pikëve të realizuara nga ai. 28-vjeçari realizoi 57 pikë në këtë takim, si dhe dhuroi 11 asistime e 13 kërcime, transmeton KosovaPress.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes u zhvillua në AT&T Center, aty ku dy skuadrat më të forta të Konferencës së Perëndimit, San Antonio Spurs dhe Golden State Ëarriors u vunë përballë njëra tjetrës.

Fitorja i takoi Warriors që arritën ta rikthenin disavantazhin prej 22 pikëve për të triumfuar në fund me rezultat 110:98. Edhe njëherë me radhë dyshja Stephen Curry dhe Klay Thompson udhëhoqën Golden State drejt fitores duke realizuar 29 përkatësisht 23 pikë secili.

Me këtë fitore skuadra nga Oakland përforcon pozitën e parë në Perëndim dhe me shumë gjasë edhe do të mbetet në krye deri në fund të stinorit.

Shpërndaje në: