Kjo është 11-shja më e mirë e Arsene Wenger tek Arsenali (Foto)

Kjo është 11-shja më e mirë e Arsene Wenger tek Arsenali (Foto)

E gjithë bota e futbollit sot po flet për Arsene Wenger, trajneri që pas 22 viteve do të largohet nga Arsenali

Tekniku francez meriton respekt të madh pasi shndërroi Arsenalin nga një klub mesatar në një klub të frikshëm, transmeton Periskopi.

Wenger ka trajnuar shumë lojtarë të njohur si Henry, Viera, Cole e Pires, që të gjithë këta bëjnë pjesë në formacionin më të mirë të tij që nga koha kur është emëruar trajner i Arsenalit në vitin e largët 1996.

Wenger ka arritur që ta fitojë Premier League në vitin 2003/04 pa pësuar as edhe një humbje të vetme. /Periskopi/

Shpërndaje në: