Kjo është aktorja më e paguar e vitit (Foto)
Revista “Forbes” ka publikuar emrat e aktorëve më të paguar të vitit. Sipas saj, ylli i “La La Land” ka arritur të fusë në xhep rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian.
Në këtë mënyrë, Emma Stone mposht emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë.
“Forbes” shkruan se fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë.
Nuk ka shumë që 28-vjeçarja u ankua për dallimin e pagesave mes aktorëve meshkuj e atyre femra në Hollivud e rrëfeu se bashkëprotagonistët e saj kishin pasur shkurtim page në mënyrë që të fitonin njësoj me të.
Ndërkohë për dy vjet radhazi e mbajti kreun e listës së “Forbes” Jennifer Lawrence, falë parave që i solli roli i Katniss Everdeen në “The Hunger Games”.
Ndërkohë Emma Watson ishte e vetmja britanike që bëhej pjesë e renditjes së 10 aktoreve më të paguara të vitit, duke u rreshtuar e gjashta dhe ndonëse pasuria e saj shkon rrumbullak në 39 milionë paund, kjo është hera e parë që “Forbes” e bën pjesë të listës së saj.



