Kjo është dashuria e vërtetë e Dua Lipës (Foto)
Dua Lipa i ka uruar motrës së saj, Rinës ditëlindjen me një foto të veçantë nga fëmijëria.
Rina Lipa sot ka mbushur 16 vjet, dhe Dua Lipa thotë se ajo është personi më “cool” që njeh.
“Për dashurinë time të vërtetë, personin më “cool” që njoh, motra ime Rina Lipa. Urime ditëlindja e 16 e dashur, do të doja të isha me ty. Uroj ta kesh ditën më të mirë”, ka shkruar ajo në Instagram.



