Kjo është dhurata më e madhe që e ka marrë Rene (Foto)
Nora e Roberti janë prindër të Renesë, simpatikes së vogël, e cila që në ditën e parë të lindjes u bë emër i njohur për publikun.
Publiku e ka përcjell hap pas hapi rritën e vajzës së dy këngëtarëve të famshëm, Nora Istrefit dhe Robert Berishes.
Çifti nuk janë përpjekur që ta mbajnë larg syrit të publikut të bijën dhe kjo duket zgjedhje e mirë. Fundja, e meritojnë adhuruesit ta shohin bukuroshen e tyre. Rene shpesh pranon dhurata të ndryshme, e më e madhja që e ka marr deri më tani, është ky arush prej pellushi që duket gjigant, shkruan “Kosovarja”.Rene shihet se po kënaqet me arushin e bardhë.




