Kjo është e tepërt: Egjipti kërkon 1 miliard dollarë nga Ramos për lëndimin e Salah
Avokati egjiptian Bassem Wahma ka thënë se ai do të kërkojë 1 miliardë dollare nga Sergio Ramos për shkak të lëndimit që ia bëri Mohamed Salah gjatë finales së Ligës së Kampionëve.
Avokati ka thënë për televizionin public të Egjiptit se ai do të shikojë të kërkojë nga FIFA të ngritet padi ndaj Ramos ‘për dëmtim fizik dhe psikologjik’ ndaj Salah.
Ai po kërkon hiç më pak se 1 miliardë dollare, shkruan Periskopi.
‘Ajo çka i ka ndodhur Salah, nuk i ka ndodhur asnjë lojtari tjetër dhe Ramos ka bërë skena të tilla dy herë ndaj Salah. Ai festoi momentin kur lëndoi Salahun’, ka thënë ai.



