Kjo është gjendja e 19-vjeçarit që u ther me thikë nga një 13-vjeçar në Prizren
19-vjeçari që u ther me thikë nga një 13-vjeçar sot në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Këtë e konfirmoi për Klankosova, Hekuran Veçgishti, shef i emergjencës në Prizren.
Sipas tij, rreth orës 09:40, i lënduari u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Janë kryer ekzaminime radiologjike dhe analiza laboratorike.
“Pacienti ka marrë terapinë e nevojshme dhe, pas konsultimit me kirurgun kujdestar, është pranuar në Repartin e Kirurgjisë për trajtim të mëtejshëm”, është përgjigjur ai./Periskopi/
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren



