Kjo është gjendja e Aziz Salihut
Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu nuk po kalon ditë të mira.
Ai po vazhdon të qëndrojë në një spital të Stambollit, mirëpo gjendja e tij nuk duket e mirë.
Atë e kanë vizituar Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, së bashku me nënkryetarin Fatmir Makolli si dhe zhytësi i njohur, Ismajl Kasumi.
Aty pranë shihet edhe vajza e Salihut, Monika. /Periskopi.com



