Kjo është gjendja e personit që mbeti i plagosur nga të shtënat në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.
Pacienti i plagosur u paraqit rreth orës 05:20 në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, ku u pranuar në emergjencë dhe iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.
Dr. Ilir Hasanaj, shef i Emergjencës, tha se gjendja e pacientit është stabile.
“Rreth orës 05:20 në mëngjes sot ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. Është pranuar në emergjencë dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është hospitalizuar në ortopedi për trajtim të mëtejshëm dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”, tha Hasanaj për Syri Vision.
Sipas raportimeve, viktima dhe autori i dyshuari kanë qenë shokë mes veti, ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur brenda një lokali.
Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga forcat e rendit.
Hetimet nga policia dhe prokuroria po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.



