Kjo është gruaja që mban fëmijën e 3-të të Kim Kardashian (Foto)

Kjo është gruaja që mban fëmijën e 3-të të Kim Kardashian (Foto)

U desh vetëm që Kim dhe Kanye të konrmonin lajmin e shtatzënisë që gjithçka tjetër të dalë në pah. Madje dhe vetë vajza të cilën çifti e ka zgjedhur si nënën surrogate e cila do të sjellë në jetë fëmijën e 3-të të çiftit.

Ajo është fotografuar nga paparacët, duke bërë kështu daljen e parë në publik. Nga pamjet dallohet qartë barku i rrumbullakosur i 27-vjeçares afro-amerikane, e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse të thjeshta.

Nëse ajo lind me prerje çesariane do të përtojë 2000$ bonus dhe 5000 të tjerë nëse janë binjakë.

Thuhet se çifti West e ka pëlqyer mënjehërë vajzën, pasi Kanye mendonte se ajo ngjan paksa me bashkëshorten e tij. Dhe çfarë tjetër më shumë se kaq mund t’i mbushë mendjen Kim se ka gjetur njeriun perfekt për të mbajtur vajzën e saj.

 

Shpërndaje në: