Kjo është kënga më e transmetuar e shekullit 20 (Video)
Bohemian Rhapsody është emërtuar si kënga më e transmetuar e shekullit 20, duke e kaluar Smells Like Teen Spirit nga Nirvana, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Hiti i The Queen, që e arriti numrin 1 në Mbretërinë e Bashkuar më 1975 dhe më pas sërish më 1991 pas vdekjes së Freddie Mercury-t, tash është transmetuar 1,6 miliardë herë nëpër shërbimet muzikore përfshirë YouTube dhe Spotify.
Kënga aktualisht është po aq popullare sa ishte në gjeneratën e kaluar.
Në një deklaratë që shoqëronte lajmin, kitaristi i Queen Brian May tha: “Pra lumi i muzikës rok është metamorfozuar në transmetim. Shumë i lumtur që ende muzika jonë po rrjedh në maksimum!”
Top pesë këngët më të transmetuara të shekullit 20 janë befasuese, duke qenë se yje të mëdha si Michael Jackson dhe Beatles nuk bëjnë pjesë në të. Smells Like Teen Spirit renditet në vendin e dytë. Sweet Child O’Mine dhe November të Guns N’ Roses në vendet tre dhe katër. /Periskopi



