Kjo është kështjella luksoze ku po kalon muajin e mjaltit çifti mbretëror (Foto)

Kjo është kështjella luksoze ku po kalon muajin e mjaltit çifti mbretëror (Foto)

Sapo u martuan dhe çifti i ri mbretëror Duka dhe Dukesha e Sussex-it po shijojnë muajin e tyre të mjaltit, ashtu siç u bë e ditur ata kishin planifikuar se ditët e tyre të pushimit së bashku si burrë e grua t’i kalonin në Irlandë.

Mediat vendase raportuan se Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan kanë shkuar ta kalojnë muajin e mjaltit në Kështjellën Ashford ku dhomat kushtojnë nga 600 paund dhe 4 mijë paund.

Nga pamjet e nxjerra duket se çifti mbretërorë ka bërë zgjedhjen e duhur sepse ndërtesa me 5 yje që është quajtur dikur “Hoteli më i mirë në botë” dhe është i preferuari i shumë emrave të njohur.

Kështjella ka dhe një histori mbretërore me dhomë ngrënie dhe bar që  mbajnë emrin e stër-stërgjyshit të Princit Harry, George V që ishte një prej të famshmëve që shkoi atje.

Shpërndaje në: