Kjo është lista e Kombëtares Shqiptare
Kombëtarja Shqiptare ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për sfidën miqësore ndaj Marokut dhe atë kualifikuese për ‘Rusia 2018’ ndaj Maqedonisë.
Trajneri Gianni de Biasi ka vendosur të mos e përfshijë në listë portierin me përvojë, Orges Shehi, ndërsa në vend të tij ka ftuar të talentuarin e Lazios, Thomas Strakosha.
Kjo është lista zyrtare:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.
Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj. /Periskopi.com



