Kjo është modelja 27 vjeçare, e dashura e 73 vjeçarit të “Rolling Stone”
Modelja ruse Masha Rudenko ka dhënë një nga shenjat më të forta se ajo dhe ylli i Rolling Stone, Mick Jagger janë në një lidhje romantike, që përflitet të ketë nisur 18 muaj më parë.
Bukuroshja 27 vjeçare nuk e mohoi romancën me këngëtarin 73 vjeçar, kur një mikeshë e saj sugjeroi se ai është i dashuri i Rudenko.
Në tetor të këtij viti, ajo shkoi në festivalin e Coachella për të ndjekur performancën e rokerit. Më pas modelja postoi një foto të tij në skenë. Mikja e saj, grimierja Kseniya Durst, komentoi në fotografi: “Oh zemër, ti je me të dashurin”.
Ka qënë gazeta ruse “Moskovsky Komsomolets” ajo që raportoi: “Rudenko nuk e ka mohuar këtë koment”.







/Oranews.tv/



