Kjo është nota e Rashicës pas përformancës së sotme

Kjo është nota e Rashicës pas përformancës së sotme

Milot Rashica u bë hero i Werder Bremenit me golin e shënuar në udhëtim ndaj Hannoverit.

Skuadra e Werder Bremenit shënoi fitore në xhiron e 18-të të Bundesligës, me golin e futbollistit kosovar.

Golin e vetëm në këtë sfidë, 22-vjeçari e realizoi në minutën e 32-të, për t’i siguruar tri pikët Werderit.

E për këtë paraqitje të tij, Rashica u vlerësua me notën 7.8 në këtë takim.

Ndërkaq, futbollisti i ndeshjes ishte portieri i Hannoverit, Michael Esser, me notën 9.6

Më poshtë keni vlerësimet e lojtarëve.

Shpërndaje në: