Kjo është shifra marramendëse e çizmeve të Nora Istrefit (Foto)
Nora shquhet për tiparet e veçanta dhe linjat trupore perfekte që ka, padyshim që edhe luksi dhe brendet e njohura janë pjesë e saj.
Këngëtarja Istrefi në çdo paraqitje shfaqet e ndryshme madje me kreacione shumë unike, e këto të fundit që na ka rënë në sy janë edhe çizmet e saj ‘Versace’ të cilat kushtojnë 2860 euro, shumë kjo marramendëse për shumë kënd nga ne.
https://www.instagram.com/p/Bd99rl8nR8q/?taken-by=whattheywearin
Ndryshe, Nora Istrefi edhe pse nënë e një vajze arrin të mbajë në formë linjat duke ushtruar vazhdimisht për to. Në projekte muzikore dhe bashkëpunime është mëse aktive.
Këngën e fundit e ka publikuar me Gjikon ‘Gabime’, e cila është pëlqyer mjaftueshëm nga audienca shqiptare



