Kjo është shuma që do e fiton Majlinda pas triumfit në Kampionatin Europian
Majlinda Kelmendi përsëri është ngjitur në podium duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos.
Xhudistja nga qyteti i Pejës në finale e mposhti rusen Alesya Kuznetsova. Pas këtij triumfi, Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, përcjell Periskopi.
Këtë çmim e ka përcaktuar Rregullorja për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët. /Periskopi/




