Kjo është skuadra më e padiciplinuar në këtë sezon të Super Ligës
Përgjatë këtij rrugëtimi, bardhekaltërit janë ndëshkuar 24 herë me karton të verdhë dhe dy herë me karton të kuq (pas dy të verdhëve). Interesant fakti është se dy futbollistët e Prishtinës, si Endrit Krasniqi po ashtu edhe Debatik Curri u përjashtuan nga loja gjatë një ndeshjes, atë në duel me Hajvalinë (3-0).
Për numrin e madh të kartonëve po shquhet edhe skuadra e Trepçës. “Xehetarët” janë zverdhur 17 herë këtë edicion, ndërkohë dy herë të tjera e kanë provuar edhe ngjyrën e kuqe.
Sa i përket skuadrave me numrin më të madh të kartonëve prinë Besa e Pejës me vetëm 11 të verdhë dhe asnjë të kuq.



