Kjo është skuadra që fitoi turneun Adem Jashari
Pejanët ishin më të mirë në ekzekutimin e penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1.
Të parët në epërsi kaluan prishtinasit me golin e Dardan Berishës, derisa golin e barazimit për pejanët e shënoi Taulant Rusinovci.
Kësisoj, skuadra pejane u bë fituese e edicionit të 8-të të këtij turneu që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Taulant Rusinovci, derisa portieri më i mirë, Bajram Ramadani.



