Kjo është tifozëria më e zjarrtë në botë
Klubet anembanë botës janë në një kërkim të vazhdueshëm për të pasur një atmosferë më të mirë brenda terrenit të tyre, por disa tashmë kanë një atmosferë të mrekullueshme. Cili ekip ka tifozërinë më të mirë në kontinent?
Ka ekipet që kanë arritur të kapin atmosferën impresionuese të tifozëve në stadiumet e tyre, siç është Liverpool, përcjell Periskopi.
‘Anfield’ është një nga vendet ku zhurma e tifozëve është e jashtëzakonshme, sidomos në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por ka edhe më të zhurmshme.
‘Celtic Park’ i Celtic, ‘Westfalenstadion’ i Dortmund dhe ‘Turk Telekom’ i Galatasarayt janë disa nga vendet ku tifozët e thonë fjalën kryesore.
SportBible ka krijuar një poll për ta votuar tifozërinë më të zjarrtë, dhe shumicën e votave i ka marrë ajo e Galatasaray. /Periskopi
The best atmosphere in world football?
— SPORTbible (@sportbible) August 24, 2018



