Kjo është valltarja atraktive e hitit të madh ‘Despacito’ (Foto)
Teksa Daddy Yankee dhe Luis Fonsi performuan hitin e madh “Despacito” të dielën në Grammy, të gjitha sytë ishin kah Zuleyka Riveran, valltaren që ju bashkua yjeve në skenë.
Ylli nga Porto Riko që mbajti titullin e Miss Universe në vitin 2006 vallëzoi përkrah këngëtarëve në një veshje që vuri në pah linjat e saj trupore.
Fox News ka realizuar një intervistë të shkurtër me valltaren atraktive në tepihun e kuq.
“Është hera e parë për mua në Grammy. Jam shumë e entuziazmuar. Për mua, është privilegj shumë i madh të jem këtu me Daddy Yankeen dhe Luis Fonsin”, tha bukuroshja.
Ajo tërhoqi vëmendjen e shumë shikuesve që kanë thënë edhe fjalë të mira, por edhe kritika për joshjen e saj të tepruar të treguar në skenë.
Mbretëresha e bukurisë e filloi karrierën prej aktoreje pasi përfundoi periudhën si miss në vitin 2006.
Ajo e bëri debutimin e saj në telenovelën “Dame Chocolate” në vitin 2007, kurse ajo ishte paraqitur edhe në “Cosita linda”, “Rosario” dhe Aurora”.
Kur nuk është e angazhuar në aktrim, Rivera punon si modele dhe madje ka edhe linjën e saj të veshjeve.




