Kjo është videoja më e mirë e Rita Orës kur vallëzon me Vallen Rugovës (Video)
Performanca e Rita Orës në koncertin që e ka mbajtur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës do të mbahet mend gjatë.
Rita Ora, këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, habiti të gjithë kur bashkë me ekipin e saj gjatë koncertit vallëzuan Vallen e Rugovës.
Vallja e saj e veshja kuq e zi entuziazmoi e kënaqi të gjithë.
Në koncertin e saj u tha se morën pjesë rreth 30 mijë njerëz.
Rita Ora, ka promovuar Kosovën vazhdimisht me influencën e saj në botën e muzikës.
Në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet më së miri performanca e këngëtares shumë të dashur për shqiptarët./Periskopi/
Ua sjellim më poshtë:



