Kjo foto që publikoi Elita, do e zemërojë Gjikon!
Elita Rudi e Asdren Gjikolli që të gjithë e njihni me emrin Gjiko, po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, duke e përforcuar çdo ditë e më tepër, shkruan Kosovarja.
Çifti, thuajse çdo të dytën ditë, marrin rrugë për ndonjë vizitë në shtete të ndryshme, prej ku edhe publikojnë imazhe të ndryshme sëbashku.
Këtë herë Elita, ka publikuar një foto me qenushin e saj ‘Locoo’, teksa e shoqëronë me ikonën e një zemre.
Epo, kjo nuk do e bëjë xhelozë Gjiko aspak, derisa nuk ka të bëjë me ndonjë mashkull, që tenton të futet në territor të ndaluar.
Veç tjerash, kur flitet për xhelozi, me apo pa shaka, Elita del të jetë tip xhelozeje ndaj të dashurit aktual, gjë që e konfirmoi pak ditë më parë përmes një postimi ku shihej Gjiko në koncert i rrethuar nga fanset e tij.
/Kosovarja/




