Kjo ishte koha kur Armend Rexhepagiqi konkurroi për Eurovision (Video)
Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë për disa vite, shkruan “Kosovarja”.
E dihet se në të kaluarën artistët shqiptar të Kosovës, merrnin pjesë nëpër evente të ndryshme kulturore që mbaheshin atë botë në Jugosllavi.
“Jugovizija” ishte festivali ku përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të ish-Jugosllavisë merrnin pjesë për të treguar talentin e tyre në muzikë dhe pretendonin që të fitonin çmimin e parë për të vazhduar në Eurovizion.
Ishte viti 1990 kur këngëtari Armend Rexhepagiqi morri pjesë në “Jugovizia”, me këngën e tij të cilën e kishte shkruar Aida Baraku e që titullohej “Mami, Mami”, shkruan “Kosovarja”.
Këngë kjo e cila arriti të pozicionohet në vendin e 6-të ndër konkurrentet në “Jugovizija”.
Në këtë garë merrnin pjesë 8 shtete që e përbënin Jugosllavinë, e që në mesin e tyre ishte edhe Kosova, e cila u përfaqësua denjësisht nga Armend Rexhepagiqi, por që nuk arriti të fitonte këtë garë për të vazhduar drejt Eurosong-ut.
Vlen të cekim se në këtë festival të këngës, Armendi këndoi këngën e tij në gjuhën shqipe.
Më poshtë ne ua sjellim këngën konkurruese të “Jugovizija”./Kosovarja/



