Kjo modele e tepron, rrezikon jetën vetëm të bëhet si Kim Kardashian (Foto
Ajo thotë të ketë injektuar 4 pinta me yndyrë në të pasmet e saja, vetëm që të duket si Kim Kardashian.
Se është një femër që shumë mundohen ta kopjojnë, kjo po që është e çartë. Por kjo nuk e ka ndalur një personazh të njohur televiziv dhe një modele të “Versace” që ta provojë këtë.
Duke e thënë më drejtpërdrejtë, Jennifer Pamplona pretendon se ka pasur katër pinte me yndyrë të injektuar në pjesët e pasme të saja, me shpresën se ato do të bëhen më të mëdha se të Kim Kardashian.
“Mjekët e mi më kanë pyetur nëse kam frikë se mund të vdes nga operacionet, por, sipas mendimit tim, nëse ndodhë, unë do të vdes e lumtur dhe e bukur,” është shprehur Jennifer.
Në fakt, ajo thotë se tetë mjekë refuzuan ta bënin një ndërhyrje kirurgjike ndaj saj, sepse ishte shumë e rrezikshme, shkruan Metro.co.uk.
“Më parë, sa herë që shikohesha në pasqyrë krejt çka mendoja ishte se më duheshin të pasme më të mëdha,” tha ajo.
E gjitha filloi kur ajo ishte 17 vjeçe dhe e hollë.
“Tani jam shumë më e lumtur. Kirurgjia e ka ndryshuar jetën time,” ka shtuar Jennifer







