“Kjo ndeshje ndryshon gjithçka”, fjalimi inspirues i Pogbas para finales me Kroacinë

“Kjo ndeshje ndryshon gjithçka”, fjalimi inspirues i Pogbas para finales me Kroacinë

Janë shfaqur pamje nga një video ku dëgjohet fjalimi inspirues që u jep bashkëlojtarëve të tij Paul Pogba para finalës së Kupës Botërore.

Me shpresat e një kombi rezistentë në supet e tyre, ata mbase nuk kanë pasur nevojë për motive ekstra në finalen kundër Kroacisë – por kjo nuk e ndaloi Pogban që të provojë ta bëjë një gjë të tillë.

25-vjeçari iu drejtua shokëve të tij me këto fjalë “90 minuta janë larg nga hyrja në librin e historisë” para se Franca të kurorzëohet me titullin e dytë si kampion bote në futboll, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Djema, nuk dua të flasë shumë, ne të gjithë e dijmë përse jemi këtu, ne të gjithë e dijmë çfarë ne dëshirojmë, ne e dijmë sa e vështirë ka qenë për të ardhur deri këtu”, ju flet Pogba yjeve francezë në dhomën e zhveshjeve.

“Ne e dimë atë në zemrat tona, në sytë tanë. Mund ta shoh këtë djema, ne jemi të koncentruar. Nuk mund ta harrojmë. Ndoshta po e ripërsërisë veten”.

“Ne jemi 90 minuta larg nga bërja e historisë. 90 minuta. Një takim. Një takim”.

“Nuk dua ta di sa takime kemi luajtur në karrierën tonë, por kjo është një prej takimeve që mund të ndryshojë gjithçka. Ndryshimin në gjithë historinë”.

“Janë dy ekipe, një trofe. Për ata është e njejta, edhe ata e dëshirojnë. Ne e dijmë se e kemi humbur një finale (Evropianin e vitit 2016). Ne e dijmë atë. Ne e ndjejmë në zemrat tona. Ajo ende është në kokat tona. Sot ne nuk do të lejojmë një ekip tjetër të marrë atë që është e jona”.

Pogba ka shënuar golin e tretë në fitoren 4-2 të Francës kundrejt Kroacisë në finalen e Kupës Botërore që u mbajt në stadiumin Luzhniki të Moskës./Periskopi/

  

  

Pogba celebrates with the trophy after helping France win the World Cup final on Sunday 

The 25-year-old celebrates scoring the third goal in the 4-2 victory over Croatia in the final

Pogba (centre), Kylian Mbappe (right) and Antoine Griezmann celebrate their victory

Ousmane Dembele (2nd right) shared a video of himself, Pogba (left), Blaise Matuidi (right) and Antoine Griezmann dancing on Thursday 

????

A post shared by Ousmane (@o.dembele7) on

Shpërndaje në: