“Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim”-Krasniqi pas dorëheqjes thotë fjalët e Thaçit

“Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim”-Krasniqi pas dorëheqjes thotë fjalët e Thaçit

Memli Krasniqi pas dorëheqjes së tij ka përmendur fjalët e ish-presidentit Hashim Thaçi para se të shkonte në Hagë, shkruan Periskopi.

“Unë largohem nga detyra e Kryetarit të PDK-së me paqe, me mirënjohje dhe me krenari. Kam bindjen e thellë se PDK do të mbetet në duar të sigurta – në duar të njerëzve që besojnë, që punojnë dhe që bashkojnë. Kjo nuk është lamtumirë – por vetëm mirupafshim. Sepse kjo është shtëpia ime e dytë, shtëpia ime politike, shtëpia e krenarisë sime jetësore.”

Në mbyllje, Kryetari Memli Krasniqi uroi:

“Zoti e bekoftë PDK-në. Zoti e bekoftë Kosovën.”

 

Shpërndaje në: