Kjo nuk është pritur: Motra e Labit i turpëroi këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Agnesa Gashi-Bajrami është motra e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi. Agnesa dikur punonte përkrah Labit në “Rtv 21”, shkruan “Kosovarja”.
Ajo merrej edhe me modelim, bënte foto, të cilat edhe botoheshin në revista e gazeta. Pra, imazhi i saj ishte mjaftë publik.
Ka kohë që Agnesa e ka braktisur botën e modës, madje edhe punën në televizion. Sot, është nënë e lumtur e dy djemve, të cilët janë dashuria e saj e madhe.
Në dasmën e vëllait, Agnesa ka shkëlqyer plotësisht. Ajo u ka bërë konkurrencë të denjë të gjitha të ftuarave, e edhe këngëtareve më të njohura të estradës që ishin aty.






