Kjo nuk pritej: Floriana Garo mbyll emisionin dhe ikën nga Shqipëria

Kjo nuk pritej:  Floriana Garo mbyll emisionin dhe ikën nga Shqipëria

 

Pas fejesës me biznesmenin, moderatorja Floriana Garo braktis përgjithmonë Shqipërinë dhe mbyll emisionin “Jo vetëm modë”. 

Ish-miss Shqipëria, vetëm pak ditë më parë shpalli fejesën me avokatin Enis Daci i cili jeton në Zvicër, dhe siç duket kjo është arsyeja që Floriana do largohet nga Shqipëria.

Burime pranë moderatores, bëjnë me dije për revistawho.com se ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të “Jo vetëm Modë”, në të cilin për 5 vite bëri si autoren
ashtu edhe moderatoren.

Pas pushimeve verore, pritet që Garo së bashku me bashkëshortin e ardhshëm të futurojë drejt Gjenevës ku do të nisë një kapitull të ri. Floriana do i mungojë TV Klan-it dhe publikut shqiptar.

 

 

Shpërndaje në: