Kjo pritet të jetë e ardhmja e Strakoshës
Sipas asaj që raporton media pranë klubit “Lalaziosiamonoi.it” pas rinovimit të mesfushorit Marco Parolo, drejtuesit po përgatisin një kontratë të re edhe për gardianin shqiptar, që i përfundon në 2017.
Marrëveshja e re mes drejtuesve të Lazios dhe Strakoshës do të jetë për pesë vite në vazhdim, çka dëshmon besimin që klubi ka ndaj portierit shqiptar.
Edhe pse është ende herët për të bërë parashikime, Strakosha shikohet si pasardhësi i Federico Marchetti-t që në shkurt mbush 34 vjeç.
Gjatë merkatos së verës, 21-vjeçari ishte drejt huazimit në Championship, te skuadra e Cardiff City por në fund drejtuesit vendosën ta mbajnë në skuadër për ti dhënë mundësin të tregoj vlerat që mbart. Dhe këtë shqiptari e bëri më së mirë, madje duke tërhequr edhe interesin e disa skuadrave të Serie A. /Periskopi.com



