Kjo do të jetë skuadra e re e Ismet Munishit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është afër t’i rikthehet futbollit aktiv si trajner, pas dënimit 3 mujor që e mori nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sipas burimeve të IndeksOnline, Munishi është afër t’i bashkohet skuadrës të sapo inkuadruar në Superligë Vëllaznimi i Gjakovës.
Ai sot është parë në Prishtinë në një takim pune me kryesin e klubit të Vllazënimit.
42-vjeçari gjatë sezonit 2008/09 ishte futbollist i Vllazënimit, ndërsa së fundi ishte trajneri i Dritës së Gjilanit.




