Kjo video tregon pamjet se nga do ta shikojë sot ndeshjen, i denuari, Arsene Wenger (Video)
Sot do të luhet ndeshja e parë mes Chelseat dhe Arsenalit në kuadër të gjymëfinalës së ish-kupës “Carling”, tashmë që quhet “Carabao”.
Arsene Wenger është i dënuar nga Fedarata Angleze , për shkak se në ndeshjen në kuadër të Premier Ligës kundër Burnleyt nuk u pajtua me vendimin skandaloz të gjyqtarit Mike Dean dhe reagoi ashpër ndaj tij, transmeton Periskopi.
Mike Dean akordoi një penalti të paqenë në favor të Burnleyt, kur ishte rezultati 1:0 për Arsenalin dhe po zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes.
Andaj, Arsene Wenger do ta shikojë sot ndeshjen nga tribunat, më saktësisht e tregon videoja e mëposhtme:
Arsene Wenger's view of tonight's game from the press box… #CFCvAFC pic.twitter.com/WmMe79k5t1
— Chris Wheatley (@ChrisWheatley) January 10, 2018



