Klaudia Pepa nuk di të ndalet: Vazhdon seria e fotove nudo (Foto)
Pak muaj më parë, Klaudia Pepa “pushtoi” faqet e mediave rozë me setin e parë nudo të realizuar nga fotografi shqiptar, Renuar Loçaj.
E duket se e gjithë kjo vëmendje i ka pëlqyer balerinës së njohur, e cila ka vazhduar të provojë veten në këtë zhaner të fotografisë.
Pak ditë më parë, Klaudia na ngacmoi me një foto të postuar në Instagramin e saj, por ditën e sotme është fotografi ai që na ka zbuluar disa foto nga seti.
Ai ka postuar në Instagram foto të Klaudias bardhë e zi, buzë bregdetit e shkëmbinjve dhe ajo që mund të themi është se jemi të mahnitur.
Por, nuk po ju marrim më kohë e po ju lëmë të shihni setin e ri nudo të Klaudia Pepës. /Blitz.al








