Klaudia Pepa publikon fotografi seksi me të brendshme, zgjohet e rrethuar nga dashuria
Balerina më e komentuar e momentit Klaudia Pepa feston gjatë ditës së sotme 25-vjetorin e saj.
Ka qenë vetë Klaudia e cila përmes një foto në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit e saj zgjimin plot dashuri e rrethuar me dhurata që ka marrë në këtë 25-vjetorin.
“Dita ime”,-shkruan Klaudia krahas fotos ku shfaqet më në formë se kurrë dhe mesa duket tema e ditëlindjes së saj është dashuria.
Ndërkohë padyshim që të gjithë jemi duke pritur sesi do të jetë urimi i ish-bashkëshortit të saj koreografit Albi Nako në këtë ditë mjaft të lumtur për balerinën, e cila aktualisht është duke vijuar karrierën e saj në Itali.





