Klitschko: Dikush ngjitet e dikush vdes!

Klitschko: Dikush ngjitet e dikush vdes!

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko mezi është duke pritur meçin e 29 prillit kundër Anthony Joshuas.

Ish-kampioni i botës në një intervistë për “theguardian” thotë se kjo luftë pritet të jetë e barabartë, por e cek edhe njëherë se është duke u përgatitur mjaftueshëm për këtë duel.

“Kjo është një luftë 50 me 50. Mund ta bëjë djaloshi i ri, por mund ta bëjë edhe djali i vjetër. Unë kurrë nuk kam pasur një pauzë për më shumë se një vit e gjysmë. Kjo nuk është e keqe. Një gjë dua ta them se unë jam në formë të mirë fizikisht, madje më të mirën në jetë”, ka thënë Klitschko.

Ukrainasi ka folur edhe për duelin e humbur kundër Tyson Furyt, por ai thotë se kjo humbje i ka ndihmuar shumë atij.

“Dështimi është një përvojë dhe unë pas humbjes jam me një qëndrim krejtësisht të ndryshme. Kam mësuar shumë për vetën time, në lidhje me boks nga kjo humbje. Për fat të keq këtë nuk mund ta ndryshoj. Mund të tingëllojë shumë arrogante, por unë jam si mali Everest. Dikush ngjitet e dikush vdes duke u ngjitur”, ka përfunduar boksieri, përcjell Indeksonline.

Meci mes britanikut dhe ukrainasit pritet të jetë mjaftë interesant dhe një prej boksit më të shikuar në botë, duke e ditur edhe faktin se kjo luftë pritet të zhvillohet në prani të 90 mijë shikuesve.

Shpërndaje në: