Klitschko-Joshua anulohet?
Meçi për titull të botës është në pritje të vendimit nga WBA që të sanksionjë titullin, ky vendim pritet të mirret mbrenda 48 orëve.
Kampi i boksierit ukrainas insiston se meçi mund të zhvillohet vetëm nëse luftohet edhe për titullin IBF, titull që e mban momentalisht Joshua, dhe për brezin WBA, raporton The Telegraph.
Kjo luftë për titull të botës pritet që të ndodhë më 10 dhjetor në Manchester Arena.
Javën e kaluar titujt WBA dhe WBO i ishin marr boksierit britanik Tyson Fury, i cili vuante nga depresioni dhe kishte rezultuar pozitiv në dy teste të kokainës. /Periskopi.com



