Klitschko-Joshua do të boksojnë përsëri

Klitschko-Joshua do të boksojnë përsëri

Wladimi Klitschko është duke e menduar seriozishët ri-meçin me boksierin anglez, Anthony Joshua.

Titanët e boksit profesionist ishin përballur në ndeshjen e ashtu quajtur ndeshja e shekullit më 29 prill në Wembley Stadium, të cilin meç e fitoi 27 vjeçari Joshua.

Promoterit britanik, Eddie Hearn, meçi do të ndodh por data ende nuk është caktuar, shkruan Sky Sports.

Shumë analist dhe ish boksier i kanë sygjeruar boksierit ukrainas të pensionohet pas humbjes dhe mos te mendoj për një ri-meç me Joshua, pasi dy humbje radhazi për të do të ishte mënyra më e keqe për ta përfunduar karrierën. /Periskopi/

Shpërndaje në: