Klitschko ka një selam për Joshuan nga alpet e Austrisë (Foto)
Wladimir Klitschko është në fazën e fundit të përgatitjeve për meçin me Anthony Joshua.
Klitschko më 29 prill do të boksoj me bokserin anglez Anthony Joshua, që në 18 meçe ka 18 fitore dhe të gjitha me nokaut.

Për t’u përgatitur sa më mirë për meçin ku edhe varet karriera e tij, Klitschko është stërvitur në alpet e Austrisë.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me ekipin e tij.

“Kam nevojë për aleatë dhe kam ekipin më të mirë të mundshëm. Së bashku mund ta arrijmë qëllimin që dua. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale.
Në Wembley priten të jenë mbi 90,000 të pranishëm. /Periskopi/



