Klitschko ka pasur kontakte me tre boksierë, përfshirë rimeçin me Fury dhe Joshua

Klitschko ka pasur kontakte me tre boksierë, përfshirë rimeçin me Fury dhe Joshua

Wladimir Klitschko ka mbajtur bisedime mbi një kthim të mundshëm në ring – me ish-kampionin e peshave të rënda që synon rimeçin kundër Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

42-vjeçari u pensionua pas humbjes nga Joshua në Wembley në prill 2017, transmeton Periskopi.

Në javët e fundit ka pasur spekulime që ai do të ndeshet kundër Dillian Whyte, por vet Klitschko ka mohuar këto duke i cilësuar si ‘lajme të rreme’.

The third fight of the proposed deal would be a second blockbuster against Anthony Joshua 

Por, sipas Ring Magazine, Klitschko ka diskutuar një marrëveshje për tre ndeshje me televizionin DAZN.

Lufta e parë do ta shohë ukrainasin, i cili mbush 43 vjeç në mars, të ndeshet kundër një kundërshtari më të vogël përpara një rimeçi me Fury – i cili në nëntor të vitit 2015 përfundoi mbretërimin e tij të gjatë si kampion botëror.

Ring pretendon se ndeshja përfundimtare e marrëveshjes së propozuar do ta shohë atë të përballet me Joshuan për herë të dytë, më shumë se dy vite pasi ata ndanë një nga luftimet më të mira të peshave të rënda kohëve të fundit. /Periskopi

Shpërndaje në: