Klitschko pritet të përballet me Joshua

Klitschko pritet të përballet me Joshua

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të versionit IBF, Joshua, ende nuk ka konfirmuar sfiduesin e dytë por ka caktuar një datë për duel më 26 nëntor në Manchester Arena.

Dhe, Klitschko është shfaqur si kundërshtar i mundshëm pas anulimit të ballafaqimit me Tyson Fury, i cili u tërhoq për shkak të një lëndimi.

“Kam lexuar shumë gjëra rreth Joshua dhe Klitchko, duke thënë se është arritur një marrëveshje. Por, nuk është ashtu”, deklaroi Hearn për “Sky Sports News”.

“Ne jemi në bisedime me ekipin e Klitschkos dhe menaxherin e tij, Bernd Boente. Shpresoj se do t’i përfundojmë me sukses në mënyrë që të kemi një duel të madh”, theksoi ai.

Joshua e mbrojti me sukses titullin në duelin e parë më 25 qershor duke mposhtur Dominic Breazeale me ndërprerje në raundin e shtatë.

Shpërndaje në: