Klopp befasohet, i del kundër një nga yjet e ekipit të tij: Nuk di si trajtohen lojtarët
Anësori i Liverpool, Alberto Moreno ka shpërthyer në kritika për trajnerin Jurgen Klopp pasi e la jashtë për Andy Robertson.
Spanjolli e nisi sezonin e kaluar si startues i padiskutueshëm, por më vonë u preferua James Milner në vendin e tij, derisa ndodhi transferimi i Robertson nga Hull City, përcjell Periskopi.
![]()
”Nuk ndjehem mirë, kjo është e vërteta”, ka thënë Moreno për Cadena Ser.
“Situata është normale për shumë lojtar, por thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra se si ai [Jurgen Klopp] më trajtoi, mund ta them këtë”.
”Kthimi në Spanjë është diçka që e kam menduar dhe jam lodhur me të ftohtin këtu, por nuk di nëse ka interesim nga klubet tjera”, ka thënë mes tjerash Moreno.
26-vjeçari është transferuar në ‘Anfield’ nga viti 2014, derisa ka shënuar 3 gola në 135 paraqitje. /Periskopi



