Klopp bën qejf në Ibiza, relaksohet në një jaht privat me familjen
Jurgen Klopp i ka krijuar pak komoditet vetes pak kohë pas një sezoni të zënë me Liverpoolin.
Bosi i të kuqve nga Anfield është duke bërë një punë të vështirë për sezonin e ardhshëm, me transferin më të ri Fabinho dhe një huqje në finale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool është në prag të finalizimit të transferit tjetër nga liga franceze, Nabil Fekir.
51-vjeçari është parë së bashku me gruan e tij Ulla Sandrock dhe familjen e tij në Formentera, ishulli fqinj i Ibizës, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Gjermani është duke u relaksuar para fillimit të sezonit të ri në premierligën angleze që do të ketë punë të vështirë të sfidojë Man City, Utd, Chelsea dhe Totenham.
Klopp do ta mbledhë ekipin para përfundimit të Kupës Botërore që do të zhvillojë një ndeshje kundrejt Chester më 7 korrik./Periskopi/













