Klopp gjen fajtorin e humbjes
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se fajtori i vetëm i humbjes së skuadrës së tij nga Chelsea ishte gjyqtari i ndeshjes.
Edhe pse u rishikua VAR gjatë golit të barazimit të Chelsea, trajneri gjerman nuk beson se gjyqtari mori vendim të drejtë.
”Do të thoja se ajo ishte offside. Ja përse: janë dy lojtarë që janë tërësisht në pozicion jashtë loje, ata nuk e preken topin por bllokuan lojtarët e mi”.
”Kjo do të thotë se ata kishin impakt në rastin e golit. Edhe goditja me kokë e Barkley ishte offside, por nuk e prisja që gjyqtari të merrte atë vendim”, potencoi Klopp./Periskopi/



