Klopp: Gjithkush e do Shaqirin, do vijë koha e tij

Klopp: Gjithkush e do Shaqirin, do vijë koha e tij

Mesfushori zviceran Xherdan Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City këtë verë.

27 vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje në të gjitha garat, por është paraqitur vetëm dy herë nga minuta e parë.

Klopp kohët e fundit sugjeroi se, me durim, koha e Shaqirit do të vijë dhe të luajë rregullisht në Liverpool.

“Gjithkush e do Shaqirin, kështu është, pa luajtur shumë minuta dhe kjo është më shumë gabim se ai”, pranoi Klopp.

“Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, për të qenë i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme por koha e tij do të vijë, kjo është e sigurt”, shtoi Klopp.

Shpërndaje në: