Klopp: Gjyqtari na bëri me hile, gabimi i tij ishte i dukshëm për të gjithë

Klopp: Gjyqtari na bëri me hile, gabimi i tij ishte i dukshëm për të gjithë

Jurgen Klopp pretendon se gjyqtari Martin Atkinson ia ka mohuar një penallti Liverpoolit në ndeshjen kundër Leicester Cityt

Liverpooli luajti baraz 1-1 me Leicesterin në Anfield Road në një ndeshje ku të përzgjedhurit e Jurgen Kloppit nuk treguan lojë shumë të mirë, shkruan Periskopi.

Ky barazim e mban Liverpoolin në pozitën e parë me pesë pikë më shumë se Manchester City.

Jurgen Klopp pas ndeshjes me Leicesterin ka thënë se gjyqtari kryesor i takimit Martin Atkinson ia ka mohuar një penallti skuadrës nga Anfield.

“Ndërhyrja ndaj Keitas ishte dukshëm për të gjithë. Gjyqtari ishte në pozitën më të mirë të mundshme në fushë dhe ju duhet ta pyesni përse nuk tregoi në ikën e bardhë,” ka thënë Klopp.

“Ne i shtynim ata, por me të vërtetë kundërshtari ka ditur ta mbron veten. Ne nuk ishim me fat, sepse morëm një gol në pjesën e parë. Ne duhet ta pranojmë atë, por nuk ishte e drejtë se si reaguam në atë situatë. Ne do të duhet ta ndryshojmë këtë”.

Ndryshe, Liverpooli në fundjavë do të takohet me ëest Hamin. /Periskopi/

Shpërndaje në: